Roma spektakolare deklason Veronën

Roma e ka shënuar fitoren e dytë kampionale në kampionatin italian Serie A.

Skuadra verdhekuqe e ka mposhtur me lehtësi Veronën në shtëpi, 3:0.

Golat për Romën i shënuan Edin Dzeko (2) dhe Radja Nainggolan.

Pas tri ndeshjeve në Serie A, Roma ka dy fitore dhe një humbje.