Roma probleme me viza, pesë futbollistë i kthehen në Itali?

Faza përgatitore e Romës në Indonezi nuk po shkon sipas planeve, për shkak të një problemi burokratik që i ka ndalur pesë futbollistë verdhekuqë në pikën doganore.

Kjo pasi që Ljajiç, Gervinho, Ibarbo, Doumbia dhe Sanabria, kanë mbetur në aeroport për shkak të problemeve me vizë, duke rrezikuar kështu që të kthehen menjëherë në Itali.

Po ashtu, një konferencë për shtyp e Radja Nainggolan është shtyrë për tri orë, derisa ekipi ka arritur në hotel me dy orë vonesë.

Ndryshe, Roma nesër do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në Indonezi, ku pritet që në stadium të tubohen rreth 80 mijë shikues. /Olle