Roma pas dy emrave të mëdhenj

Afati kalimtar i janarit për skuadrën e Romës rezultoi kastarofik, përderisa lojtarët titullar në fazën e mbrojtjes si Manolas, Holebas, e Torosidis, kanë humbur shkëlqimin e tyre.

Drejtuesit po mendojnë për riciklimin e elementëve. Objektivi është ringritja brenda 70 ditëve, por aktualisht shumë prej lojtarëve janë në dyshim, ndërsa disa të tjera kanë përgatitur vaixhet.

Ndërkohë, fati i Gervinho mbetet i lidhur ngushtë me atë të trajnerit, por nuk përjashtohet mundësia që Roma ta shesë për të arkëtuar sa më shumë të ardhura pasi mediat italiane kanë nisur të aludojnë për dy emrat e parë të cilët mund të bashkohen me ekipin gjatë muajve të verës. Ata janë Luiz Adriano dhe Jovetic. Braziliani dhe malazezi mund të hedhin themelet për një tjetër cikël, ndërkohë, Rudi Garcia duhet të kalojë provimin e fundit. 11 ndeshje për të ruajtur vendin e dytë dhe zonën Champions që do të thotë më shumë prestigj dhe të ardhura në arkën e Romës.