Roma mund Juventusin, mbanë gjallë shpresat për “top-4”

Roma ka shënuar fitore të pastër ndaj Juventusit me rezultat 2-0 në “Olimpico”. 

Kjo fitore i mbanë gjallë shpresat ‘romakëve’ për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, ani pse do ta ketë shumë të vështirë. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënoi fillimisht Cristiano Ronaldo, gol që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Roma më pas Florenzi (79’) dhe Dzeko (90’) shënuan për fitoren e ekipit të Ranierit.

Juve tubon 89 pikë në vendin e parë, ndërsa Roma me 62 pikë pozicionohet në vendin e pestë.