Roma merr talentin e Tiranës?

Ngritja e nivelit të kampionatit të Shqipërisë vazhdon të jetë frytëdhënëse për klubet italiane, që po “peshkojnë” talentë të ndryshëm.

Sipas gazetës shqiptare “Sport Ekspres”, Roma është shprehur e interesuar për të marrë talentin e Tiranës, Elvi Berisha, i cili luan për Kombëtaren e Shqipërisë në grupmoshën U-17.

Plani i klubit verdhekuq për sulmuesin e krahut është testimi në një klub të ligës së katërt italiane, ku nëse talenti i përmbushë pritshmëritë, do ta vazhdojë karrierën për t’u pjekur, për të kaluar më vonë te juniorët kryeqytetas. /Olle