Roma, korriku ‘sjell’ Real Madridin e Manchester Cityn

Gazeta italiane “Il Tempo” e ka publikuar agjendën e Romës për përgatitjet para edicionit të ri, ku spikasin dy miqësore të cilat janë për të mos u humbur.

Më 18 dhe 21 korrik, verdhekuqët do të përballen në Melburn me Real Madridin dhe Manchester Cityn.

Ndërkohë, ndeshje kontrolluese Roma do të luajë edhe me Sportingun e Lisbonës, Pinzolon dhe Pesija Xhakartën. /Olle