Roma iu kthehet fitoreve, ja befasitë e Series A

Roma iu është kthyer fitoreve më në fund në Serie A duke e mposhtur Cesenën në udhëtim 1:0, falë golit të Daniele De Rossit. Interi është mundur te Sampdoria 1:0, ndërsa Napoli ka luajtur baras me Atalantën 1:1.

Fitore të madhe shënoi Lazio që me 2:0 ndaj Veronës mbetet në pozitën e tretë, teksa Fiorentina u ndal te Udinese duke luajtur 2:2.