Roma i mposht gjashtë gjigantët evropian për super-yllin e madh

Roma ka gati një shënjestër për afatin e janarit.

Skuadra romake dëshiron që të bëjë disa ndryshime në skuadër, andaj tashmë ka disa shënjestra.

Roma dëshiron që tu jap hapësirë më shumë lojtarëve të rinj, pasi shumë klube evropiane janë duke e ndjekur këtë strategji.

Image result for nico barella cagliari

Romakët duan që në janar ta transferojnë mesfushorin e talentuar të Cagliarit, Nico Barella, përcjell “GazetaOlle.com”.

Roma tashmë ka hapur bisedimet me agjnetin e lojtarit, andaj shpreson që në janar ta transferoj mesfushorin e talentuar.

Barella ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2021, por që romakët janë të bindur se mund ta transferojnë atë.

Në garë për transferimin e Bareallas janë edhe skuadrat si, Borussia Dortmund, Chelsea, Liverpool, Juventus, Interi dhe Milani, por Roma tashmë është shumë afër që ta mbyll marrëveshjen./Gazeta Olle/

Image result for nico barella cagliari