Roma fiton derbin e çmendur roman (VIDEO)

Derbi roman flet për Romën. Skuadra e Luciano Spalletit fitoi 4:1 ndaj Lazios, që luante në cilësinë e vendasit.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën 15, El Shaaraëy shënoi për 0:1. Në pjesën e dytë u shënuan katër gola. Edin Dzeko realizoi për 0:2. Marco Parolo zvogëloi epërsinë e mysafirëve, kurse disa minuta më vonë, Alessandro Florenzi shënoi një gol të bukur.

Qetësinë te Roma e sjelli Perotti me golin në minutën 88.

Atalanta u përkujdes për befasinëe  pasditës, pasi mposhti 2:1 Milanin. Fiorentina dhe Sampdoria barazuan 1:1, kurse Genoa fitoi 4:0 ndaj Frosinones. /Olle