Roma e Arsenal me fitore minimale, fiton edhe Baseli i shqiptarëve

Kanë përfunduar edhe tetë takimet e fundit të ditës së sotme në Ligën e Evropës.

Baseli i shqiptarëve, arriti fitore të lartë 3-0 në udhëtim te APOEL në Qipro, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, roma në ‘Olimpico’, fitoi 1-0 ndaj skuadrës belge, Gent.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Perez në pjesën e parë.

Ndërsa, Arsenal arriti të fitoi 1-0 në udhëtim te Olympiacos në Greqi.

Ishte Lacazette ai që shënoi nëntë minuta para fundit të ndeshjes.

E takim tjetër interesant ishte edhe ai në mes të Bayern Leverkusenit dhe Portos, që përfundoi me rezultatin 2:1 për gjermanët.

Më poshtë rezultatet e ditës së sotme në Ligën e Evropës: