Roma bën detyrën ndaj Shakhtarit, Sevilla shokon Unitedin

Roma është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra verdhekuqe ka eliminuar Shakhtarin në “Olimpico”.

Italianët fituan me rezultat minimal 1:0.

Vlera e golit si mysafir në humbjen 2:1 në Ukrainë, kualifikoi ekipin kryeqytetas.

Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Edin Dzeko.

Sevilla ka bërë befasinë më të madhe të këtij rrethi të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët kanë eliminuar Manchester Unitedin.

Andalizuanët fituan 2:1 në “Old Trafford”, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 0:0.

Dy golat për Sevillan i realizoi Ben Yedder, ndërsa për Unitedin Romelu Lukaku.

Arritje e madhe e trajnerit italian Vincenzo Montella, që eliminoi një nga skuadrat më të fuqishme angleze.