Roma baras, zverdhet Hetemaj

Skuadra kryeqytetase italiane, Roma, nuk ka arritur më shumë se një barazim këtë fundjavë.

Romakët barazuan pa gola në udhëtim kundër Chievo Veronës në një sfidë që nuk prodhoi shumë spektakël.

Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, luajti 90 minuta në këtë sfidë duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Roma tani ka 50 pikë në pozitën e dytë në renditje, tetë më pak se Juventusi që kryeson, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.