Robert Gjeraj i bashkohet klubit të madh kosovar

Robert Gjeraj dje konfirmoi se ka ndarë rrugët me Lirinë e Prizrenit.

Mbrojtësi i mirënjohur kosovar sot ka bërë të ditur se do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë.

Gjeraj në një prononcim për Zërin ka konfirmuar se do t’i bashkohet Besës së Pejës.

“Po, mund të konfirmoj se i jam bashkuar Besës. Jam i kënaqur me këtë lëvizje dhe shpresoj se do të inkuadrohemi në Superligë për sezonin e ardhshëm”, tha Gjeraj.

Kujtojmë se Besa garon në Ligën e Parë, ku pas 16 ndeshjeve në stinorin vjeshtor renditet në vendin e dytë me 35 pikë të grumbulluara, tri më pak se Vushtrria që gjendet në vendin e parë.