RNK Split i vë çmimin Cikalleshit, ja sa kushton ai

Nëse doni të blini Sokol Cikalleshin duhet të bëni gati një çek 2.5 milionë euro. Ky është çmimi për shërbimet e sulmuesit shqiptar të Split-it në Kroaci.

Lajmin e jep “Veçernilist” Skauter turq, por dhe të dërguar të posaçëm nga Benfica (Portugali), Bari (Itali) dhe Stutgart (Gjermani) ishin të pranishëm sot gjatë ndeshjes Split-Hajduk Split (1-1), për të ndjekur performancën e sulmuesit të Kombëtares, transmeton sportal.al.

Sipas “Veçernilist”, klubet në fjalë janë gatë ta paguajnë shumën e kërkuar, nisur edhe nga vlerat që ka Cikalleshi, autori i 10 golave në kampionat dhe 3 në Kupën e Kroacisë.