Rivalizohet Tottenham dhe Lazio, tjetër skuadër angleze në garë për Vedat Muriqin

West Bromwich Albion rivalizon Tottenham dhe Lazion në garën për Vedat Muriqin.

Sipas mediave turke klubi Anglez ka gati ofertën për të bindur Fenerbahçen që të lërë të lirë bomberin e përfaqësues së Kosovës.

Gjithashtu drejtuesit e klubit Anglez po bindin menaxherin e Muriqit për të ardhur tek klubi i tyre pasi aty Muriqi do të jetë titullar i pa diskutueshëm.

Ndryshe nga Tottenham dhe Lazio ku rezikon të mbetet zëvëndësues i Harry Kane apo Ciro Immobiles në rast se këta të fundit nuk shiten gjatë merkatos së verës.

Muriqi po shkëlqen këtë vit te Fenerbahce duke qenë futbollisti kryesor i ekipit, ndërsa shkëlqimin e tij e vazhdoj edhe te Kosova duke u bërë golashënuesi më i mirë i Kombëtares.