Rion Berisha, talenti i së ardhmes te Sigal Prishtina (FOTO)

 Sigal Prishtina ka të ardhme dhe në gjirin e saj ka shumë talentë. Njëri nga ta dhe i cili premton shumë është Rijon Berisha nga Hajvalia e Prishtinës.

13-vjeçari është pjesë e grupmoshave U-14, të cilat drejtohen nga trajneri Donat Karaxha.

”Kam nisur të stërvitem vitin e kaluar, dhe deri tash mendoj se po më shkon mjaft mirë”, thotë Berisha për Olle.

Ai luan në pozitat dy dhe tre, derisa është i gjatë 1.69.

”Dëshira ime është të bëhem si Lebron James, të cilin e kam idhull. Nga ai mundohem të mësojë shumë. Një pjesë të kohës e kalojë duke mësuar nga ai dhe basketbollistët tjerë”, shton Rijoni.

Berisha pjesë të ditës krahas stërvitjeve e kalon me topin e basketbollit në dorë, duke stërvitur ekstra.

Familja e tij më parë merrej me futbollin, derisa babai (Fadili) dhe axha (Ibrahimi) luanin për Hajvalinë, mirëpo duket se Rijoni ka zgjedhur një sport tjetër, që pas luftës është bërë mjaft i popullarizuar në Kosovë. /Olle

berisha