Rio Ferdinand këshillon Jose Mourinhon që ta transferojë yllin e Arsenalit

Rio Ferdinand e ka këshilluar Manchester Unitedin që ta transferojë Mesut Ozilin, transmeton ”GazetaOlle.com”.

29-vjeçari pritet të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, teksa ai mund t’i fillojë negociatat me klubet e interesuara gjatë muajit të ardhshëm.

Ferdinand beson se ylli i Arsenalit mund t’i japë një dimension të ri skuadrës së Man Unitedit.

Pas fitores së Man Unitedit prej 3:1 ndaj Arsenalit dje, Ferdinand tha Ozil ka krijuar më shumti raste dhe asistime në Premierligë.

Ozil

”Qysh prej ardhjes së tij në Premierligë, ai ka dhuruar më së shumti asistime dhe ka krijuar më së shumti raste”.

”Kjo dëshmon standardin e një futbollisti siç është ai”.

”Kur ai ishte në Real Madrid, unë jam përballur kundër tij”.

”Ai është një lojtar teknik. Do ta merrja atë menjëherë në Man United? Si transfer të lirë? Padyshim se po”, tha Ferdinand për BT Sports. /Gazeta Olle/

Ferdinand