“Ringjallet” Ronaldo, Reali fiton dhe del i… treti!

Real Madridi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Real Sociedadit.

Skuadra e Zinedine Zidane fitoi me rezultat të thellë, 5:2.

Lojtari i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili realizoi “het-trik”.

Ndërkohë, nga një gol për Realin e shënuan edhe Lucas Vazquez e Toni Kroos.

Për Sociedadin realizuan Jon dhe Illarramendi.

Me këtë fitore, Reali del në vendin e tretë me 42 pikë.