Ringjallet Kika e Hogoshtit (FOTO)

Dikur Kika e Hogoshtit garonte në elitën e futbollit kosovar dhe atë mblidhte me mijëra tifozë në stadiumin e saj.

Kjo skuadër me traditë në rrethin e Kamenicës ka vendosur që të rikthehet në garat e futbollit të Kosovës.

Gazetaolle.com mëson që kryesia e skuadrës ka aplikuar në FFK për regjistrim, por i duhet të plotësojë edhe disa kritere.

“Kika ka shprehur dëshirë që të regjistrohet në FFK dhe të bëjë gara në vitin e ardhshëm. Pasi që kanë ndryshuar kriteret kësaj skuadre i duhen edhe disa gjëra dhe do të regjistrohet”, thotë njëri nga zyrtarët e  FFK- së.

Tashmë kryesia e klubit ka filluar punën për të garuar në Ligën e Dytë, ndërsa nuk kanë munguar as ndihmat nga tifozët e kësaj skuadre nga jashtë edhe brenda Kosovës.

Në një ndeshje të KF Kika kanë qentë të pranishëm mbi 10 mijë spektatorë.

Në vitin 1993 Kika ishte shpallur nënkampion i Kosovës, ndërsa më herët kishte dal kampion i grupit të Ferizajt.

kikaaa

 

KIKA HOGSHT

 

kika shtyylat

 

kika fanella

 

kika rrjeta

 

kika e re