“Ringjallet” faqja zyrtare e Gjilanit

Pas një pauze prej më shumë se një muaji, faqja zyrtare e Gjilanit iu është kthyer aktivitetit.

Ajo ka postuar të rejat e fundit para ndeshjes së Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit, përcjellë Gazeta Olle.

27867692_198795494039808_8819283429139074773_n

Ky ishte postimi i parë i Gjilanit që prej 5 janarit, kur klubi transferonte Fuat Karabegun.

Një pauzë e papritur, marrë parasysh aktivitetin e madh të faqes më herët.

27867692_198795494039808_8819283429139074773_n

“Klubi i futbollit Gjilani sot vazhdoj me përgaditje për pjesën e dytë kampionale.Kuq e bardhët zhvilluan seancën e rradhës stërvitore në fushën ndihmëse me barë sinetik në qytetin e Gjilanit.

Lojtarët sot punuan në anën taktitke dhe lojën me top. Përgaditjet për ndeshjen e rradhës ku klubi kuq e bardh do të ndeshet me skuadrën e Ballkanit nga Theranda në kuadër të Digitalb kupës së Kosovës vazhduan me një ritëm të kënaqshëm dhe me shumë optimizëm.

Vlenë të ceket se mesfushori i Gjilanit,Zgjim Mustafa i cili pësoj lëndim në pjesën vjeshtore të kampionatit është në fazën rikuperuese dhe sot vijoj stërvitjen ndaras nga skuadra”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

cats