Rilski-Prishtina, baras pas pjesës së parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Rilski-Sigal Prishtina, që po zhvillohet në kuadër të FIBA Europe Cup.

Pjesa e parë që po zhvillohet në Bullgari u mbyll me rezultat të barabartë, 45:45.

Prishtinasit ishin gjatë shumicës së kohës në epërsi, por rezultati në minutat e fundit të çerekut të dytë u barazua.