Rilindja e Prishtinës shkëlqen në një turne në Gjermani, këta futbollistë lanë mbresa

Klubi nga Prishtina Rilindja (grupmoshat e reja) ka marrë pjesë në një turne të futbollit në Gjermani, raporton Gazetaolle.com.

Ky klub morri pjesë në turneun ‘Komm Mit – International  Munich Sommer 2017′ në të cilin morën pjesë 34 ekipe evropiane.

Rilindja mori pjesë me gjeneratat U-11 U-13 U-15 dhe U-17.

Gjenerata U-13 e zuri vendin e parë, vendi i tretë U-15, vendi i tretë U-17 dhe vendi i pestë U-11.

Menaxheri Adnan Konushevci thotë për Gazetaolle.com se në këtë turne kanë rënë në sy disa futbollistë. “Resul Bajrami U-13 dhe portieri i U-13 Leonard Bllacaku. Kanë rënë në sy edhe kapiteni i U-17 Elion Ajedi dhe Aid Zeqiri”, ka thënë Adnan Konushevci i cili shoqëruar nga menaxheri tjetër kosovar, Xhafer Trepça. /Gazetaolle.com