Rilind Neziri, futbollisti i zhvilluar në Kosovë tashmë ka nisur një karrierë të re në Gjermani

Rilind Neziri është zhvilluar si futbollist në Kosovë, transmeton GazetaOlle.com.
Ai e ka filluar karrierën te Shkolla e Futbollit Kurda kurse ka luajtur edhe për Hysin (klub që tashmë nuk ekziston), Feronikelin dhe Llapin.

received_10156123376263641

Neziri ditë më parë ka nënshkruar ne skuadrën gjermane Bsv Rehden që bënë gara në Regionalliga Nord derisa më parë ka luajtur edhe për skuadrën e F.C. Hamm United.

received_10156123377193641

Neziri në një intervistë për GazetaOlle.com ka sqaruar arsyet se pse ka vendosur që të firmos me këtë skuadër.
“Jam shumë i kënaqur me skuadrën e re. Këtu më kanë pritur shumë mirë si trajneri, por edhe skuadra. Kam qenë në prova në një stërvitje dhe një lojë testuese ku kam luajtur 90-minuta ku bëra dy asista dhe menjëherë më ofruan kontratë”, ka thënë Rilind Neziri për GazetaOlle.com.

received_10156123374458641
Tutje, Neziri i ka zbuluar edhe synimet që ka me klubin e ri.
“Synimet janë që të mbledhim maksimumin e pikëve në katër ndeshjet e fundit. Synoj që të zhvillojë një fazë të mirë përgatitore dhe të jem gati për stinorin e ri.
Në këtë ligë ka shumë mundësi që të depërtosh si futbollist pasi që luan me kundërshtar si Hamburgu U-21, Wolfsburgu U-23 , Hannover U-23 aspo St. Pauli U-23”, përfundoi Rilind Neziri.
Ai është 22-vjeçar. /Gazeta Olle/

received_10156123381103641

received_10156123378938641