Rikthehet Peja shënon fitore të madhe

Peja ka arritur fitore të madhe në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, pasi në Bullgari ka mposhtur Rilskin me rezultat 63:62, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit në finale.

Pejanët arritën të rikthehshin duke shkrirë epërsinë e Rilskit për të shënuar në fund fitore.
Suadra e Pejës nuk e nisi mirë çerekun e parë përball Rilskit, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Vendasit ishin më të mirë gjatë kësaj periudhe duke përfituar nga gabimet e pejanëve për të mbyllur këtë 10-të minutësh në favorin e tyre me rezultat24:16.

Edhe në çerekun e dytë bullgarët u tregua më të mirë duke mos lejuar për asnjë moment që të afrohet në rezultat skuadra e Pejës duke bërë që pjesa e parë të përfundoi me rezultat 39:27 në të mirë të basketbollisëve bullgar.

Periudha e tretë ishte krejtësisht ndryshe duke arritur që basketbollistët e Pejës
të ngushtojnë rezultatin në vetëm 49:45.