Rikthehet në fushë pas pesë vitesh lëndime

Lorik Aliu shijoi sërish ndjenjën e fushës së futbollit. Dikur njëri prej talentëve më të mëdhenj që kishte futbolli i Kosovës në grupmoshat e reja, dje shijoi disa minuta ethet e Superligës.

Pas pesë vitesh të përcjellura me lëndime të ndryshme, Loriku luajti në fanellën e Llapit në ndeshjen ndaj Feronikelit.

“I lumtur që luajta një ndeshje zyrtare pas pesë vitesh mungesë…Ndjenjë e papërshkrueshme”, ka shkruar Aliu në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Aliu më parë kishte luajtur edhe me Prishtinën, derisa për disa javë kishte qëndruar edhe në Borussia Dortmund.