Rikthehet Kevin Strootman

Dyshja e Romës, Kevin Strootman dhe Francesco Totti, kanë vrapuar gjatë stërvitjeve të ditës së mërkurë. Mesfushori holandez ka pasur tri ndërhyrje kirurgjike që nga marsi i vitit 2014, ndërsa të fundit e bëri gjatë verës.

Ai ka vrapuar në fushën e Trigorias dhe po ashtu është stërvitur edhe në palestër. Tashmë pritet që Strootman t’i kthehet lojës në një të ardhme të afërt.

Vrapin e ka filluar edhe kapiteni Totti, rikthimi i të cilit pritet të ndodhë pas dy ose tri javësh.

Sulmuesi italian nuk po luan që nga 29 shtatori për shkak të tërheqjes muskulore.