Rikthehet kampioni i pamposhtur, Petrit Mazrekaj – përballja e tij e ardhshme është me boksierin serb

Pas një pauze të gjatë, boksieri i njohur nga Deçani, Petrit Mazrekaj i cili nuk njeh humbje në karieren e tij si boksier profesionist i është rikthyer prapë ringut.

Ai ka realizuar 16 ndeshje, ku ka 16 fitore, ku prej tyre 13 me nokaut teknik, shkruan ”GazetaOlle.com”.

Ai është kampion i botës dhe Evropës në gara mjaft të njohur.

Këtë të shtune, Mazrekaj ngritet në ring në Kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Mazrekaj do të përballet me një boksierin serb, Bojan Zarkov, i cili ka mbi 20 meçe profesionale.

Petriti është më se i bindur se do ta mposhtë sërbin para kohës së caktuar. /Gazeta Olle/

DO7-r0iWsAAx8ze

DO8bQVhVwAA1WwY