Rikthehet Genc Nuza, ja kush i drejton ndeshjet kryesore të Superligës në fundjavë

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve të javës së 23 të elitës së futbollit kosovar.

Sfida mes Feronikelit dhe Trepcës ’89 drejtohet nga i rikthyeri Genc Nuza.

Ndërkohë, Gramoz Shala është gjyqtar i ndeshjes Llapi – Ballkani.

Sfida mes Prishtinës dhe Flamurtarit është shtyrë, andaj gjyqtarët do të zbulohen më vonë. /Gazeta Olle/