Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, përplasje mes tifozëve në Ligën e Dytë

Dhuna është rikthyer sot në stadiumet e futbollit kosovar.

Në takimin, Fushë Kosova – Dardanët, që përfundoi me rezultatin 4-1, për vendasit, ka pasur incident në tribuna, shkruan Gazeta Olle.

Të përfshirë në incident ishin disa tifozët vendas dhe disa të tjerë nga radhët e atyre mysafirë.

Madje, është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës për t’i qetësuar palët, kurse edhe futbollistët në fushë kryesisht nga skuadra mysafire kanë tentuar të futen në këtë sherr.

Gjithsesi, pas 10 minutash e gjitha u qetësua pasi tifozët vendas u larguan nga tribuna që ishin kurse ata mysafirë u morën nën përkujdesje të Policisë së Kosovës deri në përfundimin e takimit./GazetaOlle