Rikthehet derbi i madh i Dukagjinit, futbollisti i Lirisë ka diçka për Vëllaznimin

“Elita e futbollit është pasuruar me rikthimin e Vëllaznimit, po ashtu rikthehet edhe derbi i Dukagjinit ku gjithmonë ka qenë një derbi i kamotshëm kur dihet rivalitetit i dy skuadrave të mirënjohura”, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Qëndrim Gashi, futbollist i Lirisë.

Para pak ditëve përfundoi edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, e cila ka pasur mjaft befasi sidomos kur Ferizaj humbë statusin e Superligës, pasi pësoi disfatë me penallti 3:2 (në barazh, 0:0 në kohë të rregullt, 1:1 pas vazhdimeve) nga Vllaznia e Pozheranit.

Pa dyshim se edicioni i ri do të jetë më i pasur me dy klubet me renome, si Flamurtari i Prishtinës dhe Vëllaznimi nga Gjakova, të cilat u kthyen pas një kohe në elitë, ndërsa do të ndjejë mungesën e Trepçës nga Mitrovica, gjithsesi edhe te Ferizajt.

vellaznimi

Në fakt, rikthehet edhe derbi i madh i Rrafshit të Dukagjinit ndërmjet Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit, derbi që moti i mungon elitës.

Sulmuesi i Lirisë, Qëndrim Gashi, shprehet se vërtet ka qenë një edicion shumë i vështirë, megjithatë e vlerëson që zunë pozitën e tetë me 37 pikë dhe i shpëtuan më të keqes.

feronikeli liria

“Mendoj se në fillim nuk e kemi menduar që do të na del kaq vështirë, duke e parë se kishim shumë lojtarë cilësorë. Por me ndërrimin e disa trajnerëve, mendoj që kemi anashkaluar vështirësitë”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“A ishte një nga kampionatet më të vështira? Mendoj se po, sepse Liria si Liri nuk e meriton me qenë për ekzistencë”, tha ai.

“Elita e futbollit është pasuruar me rikthimin e Vëllaznimit, po ashtu rikthehet edhe derbi i Dukagjinit ku gjithmonë ka qenë një derbi i kamotshëm kur dihet rivalitetit i dy skuadrave të mirënjohura”.

22-vjeçari i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares.

qendrim gashi