Rikthehet Arbnor Morina, merr drejtimin e Vushtrrisë?

Kryetari i klubit futbollistik të Vushtrrisë, Naser Imeri sot gjatë ditës ka qëndruar në Durrës të Shqipërisë.

Imeri është takuar me trajnerin e mirënjohur kosovar, Arbnor Morina, raporton portali “VushtrriaCity.com”.

Në takim ishte prezent edhe Isa Sadriu.

Arbnor Morina pritet të marr timonin e të parit të FC Vushtrrisë por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Bisedimet ndërmjet klubit të FC Vushtrria dhe trajnerit, Arbnor Morina janë duke vazhduar dhe javën e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja për postin e menaxherit të FC Vushtrria.