Rijat Shala, skaut i Lirisë

Rijat Shala ‘skaut’ i Lirisë Prizren, 5 korrik 2015. Lojtari i mirënjohur, Rijat Shala, që ka bërë karrierë në Itali dhe së fundi në Shqipëri, e që me origjinë është nga Prizreni, po luan rolin e menagjerit të KF “Liria”.

“Dy italianët, njëri qendër mbrojtës e tjetri sulmues tipik, dhe uruguajani mesfushor ofanziv, pritet të arrijnë nga mesi i javës, me ndërmjetësimin e Rijat Shalës. Bëhet fjalë për lojtarë cilësor”, ka thënë Erxhan Dana, anëtar i Komisionit për angazhimin e futbollistëve në merkato që bashkë me Fitim Krushën (poashtu anëtar i Komisionit) njëherit anëtarë të Bordit të KF “Liria”, patën takim me Rijat Shalën, të shtunën në Prizren.

Burime nga kampi ‘bardhezi’ pohojnë se prurjet që priten me ndërmjetësimin e Rijat Shalës, si dhe konfirmimi I Dylazekës si dhe bisedat me disa lojtarë tjerë vendor, pritet të përmbyllin synimet e klubit në lidhje me transferimet e kësaj vere. Liria, përgatitjet për edicionin 2015/2016 i nis të mërkuren në ‘Përparim Thaci’ nën drejtimin e Skender Shengylit.