Ribery është njeri i madh, ky gjest i tij nuk do asnjë koment

Frenk Ribery ka paguar rrogën e të vëllait në një klub të kategorisë së dytë franceze pa dijeninë e këtij të fundit.

Këtë gjë e ka treguar agjenti Christophe Hutteau në librin e tij “Sekretet e mia si agjent”.

Ai thotë se Ribery e kishte telefonuar në një moment kur vëllai i tij kishte mbetur pa ekip dhe i kishte kërkuar që t’i gjente një skuadër ku të paguhej të paktën 2500 euro në muaj në mënyrë që të jetonte në kushte të mira.

Hutteau kontaktoi me klubin Aviron Bayonnais, por këta të fundit i thanë se nuk mund të përballonin një pagë të tillë, shkruan Panorama.

Në këtë mënyrë, Ribery bëri një donacion prej 40 mijë eurosh për klubin francez dhe 33 mijë euro prej tyre shkuan si pagë për vëllain e futbollistit të Bayern Munichut.

riberiRiberyribery