Rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, gjashtë federata në kategorinë A

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, bazuar në Rregulloren Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe Rregulloren Nr.05/2018 për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve, të nxjerra nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Pas dy javësh shqyrtimi të dokumentacioneve të të gjitha federatave, komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, ka kategorizuar 29 federata, ndërsa dy të tjera mbetën jashtë kategorizimit.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, vlerësoi lartë punën profesionale të komisionit, derisa shtoi se kategorizimi po bëhet sipas standardeve të larta dhe një veprim i tillë Kosovën e rendit tek vendet e avancuara përsa i takon financimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njëherit kryetar i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, theksoi se gjatë vitit të kaluar është bërë plotësim ndryshimi i rregullores dhe rregullorja e re, e cila është më e lehtë dhe më e qartë në vlerësimin e kritereve.

Ai theksoi se komsioni ka hasur në vështirësi në dokumentacionin e sjellur nga federatat, por pavarësisht kësaj komisioni ka bërë punë profesionale. I pyetur nga gazetarët sqaroi ngritjen e karatesë, e cila ka ardhur pas ndryshimeve të rregullores dhe llogaritjes së medaljes së bronztë të Herolind Nishevcit të fituar në vitin 2016.

Sipas Haxhijajt, badmintoni nuk u kategorizua shkaku i themelimit të vonshëm dhe mos licencimit nga MKRS, ndërsa minigolfi për shkak të numrit të vogël të sportistëve dhe mos zhvillimit të garave gjatë vitit 2018.

Në bazë të rezultateve, në kategorinë A ndodhen: Xhudo, karate, futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ndërsa në kategorinë B janë: atletika, noti, sporti sporti shkollorë, skitaria dhe pingpongu.

13 federata përbëjnë kategorinë C si: tenisi, mundja, boksi, taekëondo, taekëondo, gjimnastika, shahu, shenjëtaria sportive, shigjetaria, bodybuildingu, çiklizmi, peshëngritja, boulingu, aeronautika dhe autosportet. Në kategorinë e fundit, D janë: Sporti Universitar, kickboxi, bjeshkataria dhe Federata Sportive e Punëtorëve.

Në kategorizimin e sportistëve kanë hyrë 15 sportistë, prej tyre tetë nga xhudoja dhe pesë nga karate, derisa prinë kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi me 100 pikë. Trajneri i xhudos, Driton Kuka i prinë listës së trajnerëve me 177.50 pikë, i pasuar nga Shqipe Zogiani (karate) me 55 pikë.

Ky është viti i dytë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. KOK i dërgon rekomandimin me rezultate Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, e cila bazuar në vlerësimin e pikëve dhe kategorive do të caktojë shumën për financim të federatave, sportistëve dhe trajnerëve.

 

 

Më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve, të ndara në kategori:

 

 

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019
        Emri i Federatës
                                            KATEGORIA A               2019 (pikët)    
Federata e Xhudos e Kosovës 86.2
Federata e Karatesë e Kosovës 86
Federata e Futbollit të Kosovës 81.35
Federata e Basketbollit të Kosovës 72.58
Federata e Hendbollit të Kosovës 72.28
Federata e Volejbollit të Kosovës 71.67
 
KATEGORIA B  
Federata e Atletikës  të Kosovës 63.416
Federata e Notit të Kosovës 54.086
Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës 54
Federata e Skitarisë të Kosovës 53.64
Federata e PingPongut të Kosovës 51.76
KATEGORIA C  
Federata e Tenisit të Kosovës 49.07
Federata e Mundjes të Kosovës 47.89
Federata e Boksit të Kosovës 46.42
Federata e Taekëondosë të Kosovës 44.26
Federata e Gjimnastikës së Kosovës 43.69
Federata e Shahut të Kosovës 41.65
Federata e Shenjëtarisë Sportive 40.93
Federata e Shigjetarisë së Kosovës 40.865
Federata e Bodybuildingut 38.91
Federata e Çiklizmit të Kosovës 38.2
Federata e Peshëngritjes të Kosovës 36.37
Federata e Boulingut të Kosovës 35.04
Federata e Autosporteve të Kosovës 31.51
Federata e Aeronautikes të Kosovës 30.94
KATEGORIA D
Federata e Sporteve Universitare të Kosovës 28.57
Federata e Kickboxit të Kosovës 27.21
Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës 24.61
Federata e Punëtorëve Sportiv të Kosovës 20.88
 
Federata e Badmintonit të Kosovës Nuk është kategorizuar
Federata e Minigolfit të Kosovës Nuk është kategorizuar

 

 

KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE

Xhudo

Majlinda Kelmendi                                                                          100 pikë

Nora Gjakova                                                                                    60 pikë

Distria Krasniqi                                                                                  50

Loriana Kuka                                                                                      45

Akil Gjakova                                                                                       45

Shpat Zeka                                                                                          25

Erza Muminoviq                                                                               20

Laura Fazliu                                                                                         10

 

Karate

Herolind Nishevci                                                                             60 pikë

Adelina Rama                                                                                    20 pikë

Fortesa Orana                                                                                   20

Orges Arifi                                                                                           15

Blodin Pakashtica                                                                             15

 

Atletikë

Musa Hajdari                                                                                     15 pikë

 

Boks

Donjeta Sadiku                                                                                 12.5 pikë

 

KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE

Driton Kuka (xhudo)                                                       177.50 pikë

Shqipe Zogiani (karate)                                                 55 pikë

Nazmi Gashi (karate)                                                      10

Zijadin Kryeziu (atletikë)                                                               7.5

Besim Brahimi (boks)                                                     6.25