Rezultatet dhe renditja pas javës së 6-të në futsall

Gjatë fundjavës janë zhvilluar takimet e javës së 6-të në Super Ligën e Kosovës në futsall.

Në këtë javë veçojmë fitoret e thella të Liburnit të Gjakovës dhe të Besës së Pejës.

Liburni para shikuesve të vet mundër me rezultat të thellë Pejën 11:2. kurse Besa po ashtu si mikpritëse ka shënuar fitore në përballje me Junikun 13:1.

Ashtu edhe siç pritej Feniksi nga Drenasi ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi. Ata në udhëtim kanë mundur Përlepincën 4:0.

Prishtina i ka shaktuar disfatën e gjashtë BB Llapit. Prishtinasit në Podujevë e fituan këtë takim 5:1.

Dhe së fundi ndeshja e skuadrave nga pjesa e poshtme e renditjes, Mitrovica-Drenica është mbyllë me fitoren e Drenicës 5:4.

Gjatë fundjavës në program janë takimet e javës së 7-të. Kryendeshja zhvillohet në Drenas ku përballen Feniksi dhe Liburni i cili do të jetë përcaktues se cilat nga këto dy ekipe do të shpallen kampione të stinorit të vjeshtës.

Rezultati 

rezz

Tabela 

tabela 1212