Rezultat i papritur në Minatori-2 Korriku, ja kundërshtari i Dritës në Kupën e Kosovës

Minatori e ka deklasuar 2 Korrikun, duke u kualifikuar në rrethin pasues në Kupën e Kosovës.

Ekipi i Faruk Statovcit fitoi me rezultat të thellë, 3:0.

Duhet theksuar që 2 Korriku nuk u paraqit me gjithë lojtarët startues.

Në 1/8-ën, Minatori takohet me Dritën në Gjilan.

Ndeshja zhvillohet të shtunën. /Gazeta Olle/