Rezistenca ia sjellë buzëqeshjen, Josa një vlerë e futbollit kosovar

Duroi rezultatet e dobëta në fillim të sezonit, duroi presionin e analistëve dhe të tifozërisë Plisat.

U ofendua pambarim ndeshje pas ndeshje nga tifozët, por rezistoi duke pritur më të mirën nga ekipi.

Ajo ka ardhur dhe tani është koha që Mirel Josa të buzëqeshë, përcjellë Gazeta Olle.

mirel josa

Shtatë fitore radhazi dhe një sulm që di të shënojë më shumë se një gol për ndeshje.

Bardhekaltërit kanë shkrirë epërsinë e pikëve të Feronikelit dhe sot i kaluan ata në renditje, falë fitores së artë në Drenas.

Të paktën deri tani, rezistenca e Josës i bëri mirë Prishtinës dhe në përgjthësi i bën mirë futbollit kosovar, sepse ai është një vlerë e shtuar e Superligës tonë. /Gazeta Olle/

mirel josa