Rexhepi: Udhëtuam me shumë mungesa, vendosi cilësia e lojtarëve të tyre

Gjilani ka shënuar fitoren e dytë më radhë kësaj here ndaj Dukagjinit.

Me rezultatin 1-0, “Skifterat” iu gëzuan fitores para publikut vendas me shënuesin, Tomislav Bushiq pas asistimit të Prognit, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi deklaroi:

“Në pjesën e parë Gjilani kishte paksa më shumë posedimin e topit dhe na ndëshkuan nga një gabim i yni, por vendosi cilësia e lojtarëve të tyre dhe jo diçka tjetër në fushë”, tha fillimisht Rexhepi për SSK.

“Në pjesën e dytë ne kishim më shumë posedimin sesa Gjilani, kemi pasur më tepër lojë se skuadra kundërshtare ku goditëm edhe shtyllën por edhe disa gjysmë raste të treguara”.

“Sot udhëtuam këtë me disa mungesa me lëndime dhe karton të kuq, por këtë ndeshje nuancat e vendosën fituesin”, përfundoi Rexhepi.