Rexhepi morri lajmin për shkarkimin e tij në rrjetet sociale

Llapi ka larguar nga pozita e trajnerit Xhengiz Rexhepin dhe ka emëruar Tahir Batatinën si trajner të klubit.

Duket se vet trajneri nuk ka qenë i informuar rreth një shkarkimi të mundshëm të tij nga llapjanët.

Në një intervistë për gazetën Olle, trajneri atletik i Llapit Ardian Sallahu ka potencuar se ky shkarkim është bërë pa ndonjë paraljamërim.

“Xhengiz Rexhepi është në grumbullim me kombëtarën e Maqedonisë, lajmin për shkarkimin e tij e ka parë vetëm në rrjetet social”, u shpreh Sallahu.

Llapi tanimë gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 7 pikë më pakë se lideri i Superligës Feronikeli./GazetaOlle/