Rexhepi: Ky është fajtori për dështimin e Flamurtarit

Gajur Rexhepi e konsideron fatin si fajtor kryesor për rezultatet e Flamurtarit këtë sezon.

Trajneri i Flamurtarit foli për mediat pas ndeshjes ndaj Prishtinës, që kuqezinjtë e humbën 3:2.

“Ne në tërë kampionatin kemi pasur problem me fatin. Kemi pasur shumë raste e kemi mundur të shënonim ende gola”.

“Unë sot jam i kënaqur me lojtarët, sepse nga ta luajnë me junior tre-katër dhe pati debutues. Por, Prishtina është Prishtinë, s’është problem edhe me të mund”.

“Si sot, edhe për pikë (në Drenas) kemi mundur edhe të fitonim, por siç thash na ka munguar fati. Prishtinës i dëshiroj sukses”, deklaroi Rexhepi.

gajur rexhepi