Rexha: Në short e dua Vëllaznimin për një arsye të veçantë, ky portier i Superligës është i pabesueshëm

Kastriot Rexha e vlerëson shumë pozitivisht portierin e Trepçës ‘89, Arben Beqiri. 

Sulmuesi i Feronikelit theksoi në “Dueli Sportiv” se kur ndeshja Prishtina-Trepça ‘89 shkoi në penallti, e dinte se 89-shi do të triumfojë, përcjellë Gazeta Olle.

“Arben Beqiri është i jashtëzakonshëm në penallti. E dija që do të fitojnë kur shkuan në penallti me Prishtinën”, deklaroi Rexha.

“Kur ishim te Besa, ai i priste 40% të penalltive. Më besoni që iu humbte vetëbesimin futbollistëve të skuadrës”.

“Shorti? Do ta doja Vëllaznimin sepse kur luan ndaj Vëllaznimit s’ke nevojë të motivohesh. Ndeshjet në Gjakovë janë shumë të nxehta në stadiumin e mbushur”, shtoi ai. /Gazeta Olle/