Rexha kërkon fitore ndaj Flamurtarit për rifillim të mbarë

Ipko Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshjen e parë kampionale, pas një pauze të detyruar prej afër tre muajve, për shkak të Covid 19.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës, Llapi e ka mundur Dukagjinin me rezultatin 4:1.

Ndërsa sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Ipko Superligë e ku takohen Drita – Flamurtari dhe Feronikeli – Vushtria.

Të dyja sfidat pritet të jenë interesante por ndeshja e cila luhet në Gjilan e mban epitetin e derbit të kësaj dite.

E pikërishtë për këtë përballje për BlicMedia, ka folur super sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha.

“Për neve është një ndeshje e rëndsishme për me vazhdu ecurin e mirë te cilën e patëm, dhe mendoj se një fitore eventuale do të na motivonte edhe më shumē për luftën që po bëhet për titullin”, ka deklaruar sulmuesi Kastriot Rexha.

Drita – Flamurtari do të zhvillohet nesër në qytetin e Gjilanit me fillim nga ora 16:00