Rexha e Limani flasin para ndeshjes ndaj Prishtinës

Emocionet për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në futbollin kosovar, atë ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, sa vijnë e shtohen. Nuk mungojnë deklaratat, parashikimet, premtimet… Së fundi janë deklaruar edhe dy futbollistë të Dritës, kapiteni Ardian Limani dhe sulmuesi Kastriot Rexha.

“Është një ndeshje me peshë tejet të rëndë, është një ndeshje histori në vete dhe e stërmbushur me emocione, pasi që tani e një kohë të gjatë temë e vetme tek dashamirët e futbollit është kjo ndeshje. Do të jetë një ndeshje më e vështira gjatë tërë kampionatit, por aspiratat tona dihen. Ashtu siç e filluam me fitore ashtu do ta përfundojmë pikërisht ndaj Prishtinës”.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë, por të gjithë futbollistët ndihen të qetë dhe neve nuk na mbetet tjetër përveç ta aplikojmë lojën tonë që e kemi zhvilluar gjatë këtyre 32 javëve. Shpresoj që nga Peja të kthehemi me trofeun në dorë dhe t`i rikthejmë emocionet e vitit 2003”, ka thënë Limani.

ardian limani prishtina drita

Ndërsa golashënuesi më mirë në radhët e skuadrës gjilanase, Kastriot Rexha, i cili në dy ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar për shkak të lëndimit në hundë, do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kampionët gjithmonë tregohen në këto ndeshje vendimtare, për ndryshe nuk do të ishte asgjë interesante. Jam i gëzuar që do të jem pjesë e kësaj ndeshjeje historike për skuadrën e Dritës, ndërsa do të jap atomin e fundit të energjisë që së bashku me ‘Intelektualët’ ta ndajmë gëzimin e shumëpritur me titull të kampionit. Jemi të përgatitur për këtë sfidë historike dhe kjo ndeshje shpresoj se do të shkruhet në analet e historisë së klubit si fitues të kampionatit 2017/18”, është shprehur Rexha.

kastriot rexha