Rexach: Di Maria i shëmtuar, prandaj u largua

Carles Rexach, asistent drejtori i Barcelonës, po vazhdon të lëshojë deklarata të mëdha ditëve të fundit.

Rexach tani pretendon se e di arsyen se pse Real Madridi i shiti Angel Di Maria, pavarësisht lojës së mirë të këtij të fundit, në edicionin që Reali arriti lavdinë evropiane.

“Florentino Perez e shikon botën e merkatos dhe dëshiron të krijojë një skuadër që do të admirohet nga të gjithë. E kuptoni se çfarë dua të them”, deklaroi Recaxh.

“Ronaldo është më i njohuri, pra, produkti më i shitur. Perez është duke shitur një markë internacionale. Vicente del Bosque dhe Di Maria ishin shumë të shëmtuar për Real Madridin. Ata tani duken më të bukur dhe më ndryshe me Toni Kroosin dhe James Rodriguezin në skuadër”.

Di Maria që tani luan në radhët e Manchester United, vazhdon të jetë nën presion, duke luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë, pas kthimit nga lëndimi.