“Revolucioni doli i suksesshëm”

Largimi i shumë futbollistëve në verën e kaluar i shtyri drejtuesit e Trepçës ’89 të bëjnë plane se si të formojnë skuadër për të siguruar ekzistencën në kampionatin e Kosovës.

Gjatë rrjedhës së kampionatit planet ndryshuan, njëjtë si edhe synimet. ‘89-shi tani është në rrugë të mirë për të fituar për herë të parë titullin e kampionit.

Është në pozitën e parë në Vala Superligë me 62 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Ferronikeli. Deri në fund kanë mbetur edhe shtatë xhiro, shkruan sot Koha Ditore.

Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, vlerëson se “revolucioni” që bëri kryesia e klubit doli i suksesshëm. Ai thotë se puna për t’iu afruar titullit ka nisur shumë vite më parë e jo verën e kaluar.