Renditje interesante në Ligën e Dytë: Fushë Kosova e para!

Fushë Kosova ka rimarrë kreun e tabelës në Ligën e Dytë.

Tashmë “Pampurat” me 20 pikë kryesojnë kampionatin dhe janë në rrugë të mirë për tu rikthyer në Ligën e Parë.

Nga 19 pikë kanë Kika dhe Bashkimi që renditen në pozitat dy dhe tre.

Sharri që renditet i katërti ka 17 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kujtojmë që këtë edicion për herë të parë është duke u zhvilluar Liga e Dytë Unike.