Rendimenti i Canës dhe Berishës

“Kam 29 lojtarë të zotë, nëse kemi mbërritur në këtë pikë është falës punës së të gjithëve”.

Trajneri i Lazio-s, Stefano Pioli është i qartë. Dhe ka të drejtë. Lojtarët e konsideruar zëvendësues kanë dhënë një kontribut të madh.

Dhe në rreshtin e dytë lacial ndodhen edhe portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Lorik Cana, shkruan sportal.al.

‘Lalaziosiamonoit.it’ e ka vlerësuar kështu kontributin që po japin dy lojtarët shqiptarë në këtë sezon.

berishaetrit

BERISHA – Nëse Marchetti vendos maskën e Batman-it për shkak të thyerjes së hundës, por qëndron në tribunë, ja ku është Robin. Etrit, që shpesh në këtë sezon ka qëndruar duke parë paraqitjet në rënies të portierit ‘azzuro’, ka qenë gjithmonë pas tij, gati të ndërhyjë. 14 paraqitje, 1232 minuta të luajtura. Dhe të mendosh se kishte filluar të luante si titullar në tri ndeshjet e para të kampionatit, kundër Milan-it, Cesena-s dhe Genoa-s. Me Empoli-n bëri një paraqitje të madhe (ishte titullar edhe në ndeshjen e vajtjes), pasi toskanët edhe pse humbën 4-0, disa raste të rëndësishme i patën. Dalje të ulëta, reflekse të shkëlqyera, i sigurt në daljet e larta me dorë duke i devijuar topat në goditje këndi. Pati të momente të ulëta dhe të larta, për shkak të rasteve të pakta të vazhdueshme. Kundër Juventus-it me mundësi do të jetë akoma ai. Lazio, megjithatë, fle me ëndrra të qeta: një portier të dytë në këto nivele është e vështirë të gjesh”.

Ritiro Precampionato SS Lazio 2013/2014

 

CANA – Kur arbitri i radhës e sheh titullar, përgatit tashmë kartonin e verdhë nëpër duar. Duhet vetëm momenti i duhur. Kundër toskanëve të drejtuar nga Sarri, e nisi si titullar përkrah De Vrij. Përpara se mbërrinte Mauricio, në janar, ishte ai zëvendësuesi i mbrojtësit Santiago Gentiletti. 19 paraqitje, 1460 minuta në fushë. E që nuk dukej nga nëntë shkurti i kaluar, për shkak të një dëmtimi, në ndeshjen kundër Genoa-s, ndeshja e fundit e humbur përpara serisë me tetë fitore. Ka agresivitetin e duhur, eksperiencë dhe Pioli i beson atij. Shpesh i kritikuar, por megjithatë gjithmonë e ka bluzën e djersitur. Loriku është gjithmonë gati”.