Remzi Ejupi: Në vitet e fundit ka pasur shumë padrejtësi, jemi kampion moral

Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në “Sporti në KTV”.

Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, ‘Plisat’, trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa.

Duke komentuar gjashtë vitet që FC Prishtina nuk është shpallur kampion, presidenti Ejupi u shpreh se skuadra e tij është ‘kampion moral’.

“Prishtina do të jetë kampion kur të vije futbolli i vërtetë. Ne jemi kampion moral”, tha fillimisht Ejupi.

“Kemi skuadra që kanë qenë kampion, por vitin tjetër kanë dështuar totalisht”, vlerësoi Ejupi.

“Ka pasur padrejtësi të shumta në ndeshje, nga shumë faktorë dhe gjyqtarë, potencoi presidenti i FC Prishtinës.