Remzi Ejupi e pret kryetarin e Flamurtarit të Vlorës, Sinan Idrizi

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe zyret e klubit, kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, priti në takim miqësor dhe vëllazëror, kryetarin e Flamurtarit të Vlorës, njëherësh biznesmenin e njohur nga Shqipëria, Sinan Idrizi.

Ejupi, pasi që e shoqëroi nëpër ambientet e stadiumit, z. Idrizi e njoftoi më gjerësisht edhe me planin e kompleksit stërvitor të FC Prishtina.

Idrizi, si administrator i Flamurtarit të Vlorës, ndër klubet me investimet më të mëdha në Shqipëri, tregoi edhe për përvojat e tij në Vlorë dhe synimet që ka me projektet e qytetit jugor bregdetar shqiptar, shkruan ‘prishtinafc.com’, përcjell GazetaOlle.com.

Fotografia e FC Prishtina

U diskutua jo vetëm edhe për investime të përbashkëta, por edhe për plane më konkrete afatgjate.

Natyrisht u përmend dhe pse jo shumë shpejt mund të ketë miqësore ndërmjet dy klubeve, të Prishtinës dhe Flamurtarit nga Vlora.

Fotografia e FC Prishtina