Rekordmeni i Atletikës, Usain Bolt, testohet te Borussia e Dortmundit

Usain Bolt ka një ëndërr të kahmotshme, që të bëhët futbollist. Legjenda xhamajkane e atletikës nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin për futbollin dhe tashmë është i gatshëm të zbresë në fushë.

Pasi i dha lamtumirën atletikës, tashmë në moshën 31-vjeçare, Bolt është gati të nisë një karrierë të re, ku në mars do të kryejë një provë te Borussia Dortmund, për të përcaktuar se çfarë mund të bëjë realisht në futboll. Sipas rekordmenit të botës, nëse në klubin gjerman i thonë se është i aftë dhe ka vetëm pak nevojë për t’u stërvitur, ai do ta vazhdojë karrierën.

Image result for usain bolt football

Fakti interesant është se pavarësisht provës te Dortmund, zemra e tij rrah për Manchester United. Ëndrra e madhe e xhamajkanit është që të luajë me “Djajtë e Kuq”, ndërsa ka marrë një premtim edhe nga Sir Alex Ferguson, se nëse është në formë dhe gati për të luajtur, do të ndërhyjë te drejtuesit në “Old Trafford”.

Image result for usain bolt football

‘Teatri i Ëndrrave’ është impianti ku Bolt ëndërron të luajë, ku madje ka zgjedhur edhe rolin dhe nivelin: kërkon kampionatin elitar, sepse nuk mund ta pranojë të jetë një lojtar mesatar dhe të aktivizohet si mesfushor krahu. Pozicion që i shkon për shtat kampionit të madh të atletikës, edhe sepse padyshim që shpejtësia nuk i mungon. /Gazeta Olle/

Image result for usain bolt